Teksa shijon pritjen e ëmbël të bebushit të saj të dytë, moderatorja Jonida Vokshi gjeti kohën të veçonte për ne mes shumë pjatash të shijshme- pjatën e saj të preferuar!
Karkaleca me salcë konjaku do të jetë pjata e parë që ju ‘servirim’ në rubrikën tonë të re #PjataVIP
E dimë që i futëm nepsin edhe asaj vetë, sidomos tashmë që është shtatzënë! Mirëpo receta që po ju japim është për të lëpirë gishtat dhe pasi ta përgatisni vetë në shtëpi, duhet të falënderoni edhe Jonidën!
Le t’ia nisim! HAPI 1:
Qërojmë karkalecat duke u lënë kokën dhe fundin e bishtit.
HAPI 2:
I spërkasim me kripë e piper dhe i kalojmë në miell.
HAPI 3:
I skuqim nga të dyja anët me pak gjalpë në zjarr të mesëm dhe i shuajmë me konjak.
HAPI 4:
Reduktojmë konjakun. Shtojmë pak lëng limoni dhe i spërkasim me kopër.
HAPI 5:
I shërbejmë të shoqëruara me rizotto me perime.
Ju bëftë mirë! Na dërgoni foto nëse e gatuani vetë në shtëpi.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento