Sugjerojmë:

Vetëm me tre përbërës. Akullore kremoze me luleshtrydhe

Ky variant me luleshtrydhe është një alternativë e mrekullueshme dhe shumë e shëndetshme e akullores. Është e gjitha prej frutash, pa bulmet, vegane dhe nuk përmban sheqere të shtuara. Tani është pranverë dhe luleshtrydhe të freskëta gjen me shumicë. Provojeni këtë recetë për t’i dhënë verës një shije të freskët luleshtrydhesh.

 

  • 450 gr luleshtrydhe të freskëta
  • 2 banane mesatare
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  1. Hiquni bishtat dhe prisni luleshtrydhet. Qëroni dhe prisni bananet. Vendosini mbi një fletë pjekjeje frutat dhe më pas në ngrirje. Lërini në ngrirje për 12 orë.  Pasi t’i hiqni, lërini luleshtrydhet për 15 minuta në temperaturën e ambientit.
  2. Transferojini më pas në një procesor ushqimesh dhe miksojini derisa të jenë grirë imët. Shtoni bananet e ngrira dhe lëngun e limonit. Punojini derisa të përfitoni një masë  kremoze dhe homogjene, 1 deri në 1 minutë e gjysmë duke e rregulluar me pak ujë dersia të merrni konsistencën e dëshiruar. Ndaloni herë pas here për të larguar akulloren që ngelet në anët e tasit dhe shtojeni tek masa.
  3. Shërbejeni menjëherë ose për një përbërje më të rafinuar, transferojeni në një tas të përshtatshëm për në ngrirje dhe lëren 30 minuta.

Lini një koment