Sugjerojmë:

Tortë vegane me ananas

E nisim me një rregull bazë: torta me ananas është një tortë ‘përmbys’. Si përgatitet? Ndiqni hap pas hapi këshillat tona, pasi në versionin vegan është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur. Është gjithashtu shumë e lehtë sepse përgatitet pa qumësht shtazor, gjalpë ose vezë.

Përbërësit për tortën:

  • 500 gr komposto ananasi në feta
  • 100 ml nga lëngu i kompostos së ananasit
  • 300 gr miell integral i tipit 00
  • 80 gr sheqer kane
  • 2 lugë kafeje sodë buke
  • 1 lugë gjelle uthull molle
  • 50 ml vaj ulliri e.v
  • 240 ml qumësht bimor (soje, orizi, bajamesh, etj)
  • Kanellë
  • Sheqer pluhur

Përbërësit për kremin:

  • 50 gr sheqer
  • 40 gr niseshte
  • 60 ml qumësht bimor
  • 100 ml nga lëngu i kompostos së ananasit

Përgatitja:

Për kremin: Bashkoni lëngun e kompostos së ananasit me qumështin bimor dhe gjysmën e këtij lëngu hidheni në një tenxhere bashkë me sheqerin dhe niseshtenë. Përziejini më pas vendoseni tenxheren në zjarr të ëmbël derisa kremi të trashet dhe në fund shtoni gjysmën tjetër të lëngut dhe prisni derisa të trashet përsëri. Kremi është gati!

Për sa i përket tortës, merrni një formë pjekjeje për torta, spërkateni me sheqer e kanellë dhe vendosni një shtresë fetash ananasi. Në një tas të madh shtoni përbërësit e thatë dhe përziejini, shtoni sodën dhe uthullën e më pas përbërësit e lëngshëm: si fillim vajin, më pas lëngun e ananasit komposto e në fund qumështin. Hidheni përbërjen tek forma e tortës, mbi fetat e ananasit dhe piqeni në furrë të ngrohur në 180 gradë Celsius për gati gjysmë ore.

Pasi të jetë e vakët, kthejeni përmbys në pjatancën e servirjes. Shërbejeni duke e shoqëruar me kremin e ftohtë.

Lini një koment