Tortë me çokollatë, e ëmbëlsuar në mënyrë natyrale, pa gjalpë dhe pa miell

Ingredientët

  • 220 gr çokollatë e zezë, 70% kakao
  • 1 lugë gjelle kakao e paëmbëlsuar
  • ½ lugë çaji sodë buke
  • 200 gr hurma arabie pa bërthamë
  • 3 vezë
  • 60 ml vaj kokosi
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje

Udhëzimet

1

Ngroheni sobën në 180 gradë Celcius

2

Në një blender grini çokollatën me kakaon dhe sodën e bukës derisa përbërja të ketë pamjen e rërës së trashë.

3

Shtoni në blender hurmat, vezët, vajin e kokosit dhe vaniljen.

4

Përzierjen hidheni në një tavë me përmasa 20 cm x 20 cm.

5

Piqeni në furrë për rreth 25 minuta, derisa kur ta shponi me një kunjë dhëmbësh, kunja të dalë e pastër.

6

Lëreni të ftohet përpara se ta shërbeni.

Lini një koment