Sugjerojmë:

Si të përgatisim “Snickers” në shtëpi

Veshtiresia
e lehtë
Koha gatimit
Sugjerohet për:
Kalori:
6 lugë gjelle gjalpë kikiriku
4 lugë gjelle shurup agave (ose mjaltë)
30 gramë gjalpë kakao (ose vaj kokosi)
70 gramë kikirikë (të kripur ose të pakripur – varet nga preferenca juaj)
70 gramë arra shqeme (të kripura ose të pakripura – varet nga preferenca juaj)
30 gramë amaranti ose oriz kaf
125 gramë hurma arabie pa fara
80 gramë gjalpë kakao (ose vaj kokosi)
2 lugë shurup agave (ose mjaltë)
35 gramë pluhur kakao

Përgatitja:

Përpara se të filloni bazën, vendosni hurmat arabe në një tas dhe hidhni mbi to ujë të vluar. Lërini mënjanë.

Për bazën:

-Vendosni letër pjekjeje në një tepsi

-Prisni përafërsisht kikiritët, arrat shqeme

– Shkrini gjalpin e kakaos në mikrovalë ose në një tenxhere sipër sobës

– Hidhni mjaltë dhe gjalpin e kikirikut dhe më pas përzieni arrat dhe orizin kaf ose amaranthin.

-Shtrojeni përzierjen në tepsi

Për karamelin

– Kulloni hurmat arabe, vendosini në blender dhe përziejini derisa të përftoni një pastë të lëmuar.

-Përhapeni sipër shtresës bazë

Për shtresën e çokollatës

– Shkrini gjalpin e kakaos në mikrovalë ose në një tenxhere sipër sobës.

-Përzieni shurupin e agave/mjaltit dhe më pas pluhurin e kakaos.

-E derdhni sipër shtresës së hurmës dhe e vendosim në frigorifer për t’u forcuar.

-Priteni në katrorë dhe ruajeni në një enë hermetike.

Komento