Salatë me shalqi, djathë të bardhë dhe mente
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Sugjerojmë:
Kjo është një pjatë që vjen nga Puglia, një zonë me traditë në gatimin e frutave të detit dhe kombinimet e tyre me prodhimet e tokës. Përbërësit bazë të saj janë: orizi, domatet dhe molusqet. Le të shohim recetën:
Pastroni dhe lani mirë midhjet, kullojini dhe gatuajini në një tigan, në zjarr të lartë në mënyrë që të hapen. Fikni zjarrin sapo të hapet. Lini mënjanë disa prej tyre, kurse të tjerat hiqini nga guaskat, vendosini në një tas dhe kullojuni lëngun e tepërt. Prisni në feta qepët. Gjithashtu prisni patatet në feta të holla dhe domatet qershi në feta rrethore.
Merrni një tavë qelqi ose qeramike me përmasa 22x28 cm, shtroni një shtresë domatesh e qepësh, shtoni një lugë djathë të grirë dhe 2-3 dega majdanoz e 1 thelpi hudhër të grira së bashku, shtoni kripë, piper dhe pak vaj ulliri.
Më pas vazhdoni me një shtresë patatesh e domatesh, shtoni midhjet e qëruara, hidhni orizin, nivelojeni mirë masën, më pas shtoni përsëri pak hudhër e majdanoz të grirë, djathë pekorino, domatet dhe patate e mbetura si dhe midhjet me guaskë të lëna mënjanë. Shtoni 5-6 lugë gjelle vaj ulliri.
Përzieni lëngun që mbeti nga gatimi i midhjeve me 5 dl ujë, hidhini kripë dhe hidhjani tavës derisa të mbulohen përbërësit. Piqeni në 190 gradë Celsius për të paktën 40 minuta. Nëse lëngu shteron, shtoni disa lugë ujë të vluar. Tava quhet e pjekur kur uji ka avulluar. Lëreni të pushojë disa minuta para se ta servirni.
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Qëro dhe prej kastravecët në feta shumë të holla ose gri i trashë. Vendosi në një tas, shto pak kripë dhe lëri 5 minuta të nxjerrin ujin e tepërt. Ndërkohë, përziej kosin me hudhrën, lëngun e limonit, pak kripë,...
© 2025 Neps | Një Markë e GlobalEcho Media Group
Lini një koment