Sugjerojmë:

Tartë me spinaq dhe djathë kaçkavall, receta që do ju bëjë të lëpini gishtat!

200 gram miell
50 gram gjalpë
3 vezë
½ lugë kafe sodë buke
300 gram spinaq
1 presh
200 gram mish pule
1 gotë qumësht
100 gram djathë të bardhë
Kripë, piper
Pak majdanoz

1.Në një tas të madh bashkoni miellin dhe gjalpin e shkrirë. Trazojeni mirë dhe shtoni 1 vezë, kripën, sodën e bukës.
2.Masën e shtroni me kujdes në një tavë të sheshtë. E lini në furrë për 15 minuta në temperaturë 180 gradë.
3.Ndërkohë në një enë bashkoni spinaqin e skuqur, preshin e grirë hollë, 2 vezë të rrahura mirë, qumështin, djathin, kripën dhe pak majdanoz.
4.I trazoni mirë dhe ia shtoni tartës sipër pasi ta keni nxjerrë. Sipas dëshirës mund t’i shtoni edhe pak djathë kaçkavall të grirë.
5.Futeni përsëri tartën në furrë për 30 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment