Tartar me avokado, domate e kastraveca. Një botox i vërtetë për çdo grua
Le ta nisim me benefitet që i dhuron shëndetit tuaj për shkak të magnezit, kaliumit dhe fibrave që përmban. Një mënyrë gjithashtu speciale për të shijuar avokadon, një pjatë verore që shoqërohet me një sallatë ose me pak djathë në dimër.
Përbërësit:
Një avokado e pjekur
1 kastravec
2 domate të pjekura
lëngu dhe lëkura e një limoni
erba cipollina (bar qepe)
kripë, piper, vaj ulliri
disa karkaleca në avull
Përgatitja:
Qëroni kastravecin, hiqini farat dhe priteni në kubikë, prisni në kubikë edhe domatet.
Avokadon e qëruar dhe të prerë bashkojeni me lëngun e limonit dhe perimet në njtë tas, shtoni lëkurën e grirë të limonit, erba cipollina-n dhe karkalecat në avull duke i përzier me një lugë vaj ulliri ekstra të virgjër.
Lëreni të pushojë në frigorifer. Kur ta shërbeni, futeni përbërjen në një unazë ose në një enë të rrumbullakët për të bërë një servirje të tillë si në pjatë.
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Lini një koment