Sugjerojmë:

Supë pule me vezë dhe limon. Më e mira që keni ngrënë!

Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Me limon dhe mish pule, kjo supë është perfekte për organizmin tuaj. Shijojeni dhe ndajeni recetën edhe me miqtë!

Ingredientët

  • 150 gram mish pule
  • 100 gram oriz
  • 1.5 l lëng pule
  • 1 karotë
  • ½ lëng limoni
  • 2 të verdha veze
  • ½ tufë majdanoz
  • Kripë dhe piper të zi

Udhëzimet

1

Vendosni tenxheren me 1,5 litër ujë për tu zier. Në momentin e zierjes vendosni copat e pulës, pak kripë dhe e lini të ziejë për 30 minuta.

2

Largoni copat e mishit, kulloni lëngun e pulës në sitë dhe e vendosni përsëri në tenxhere (në zjarr). Shtoni në të 1 karotë mesatare dhe 1 filxhan kafeje oriz. E lini të ziejë për 15 minuta.

3

Nxirrni karotën, e prisni atë në kubikë ose shtypeni me pirun dhe vendoseni përsëri në tenxhere bashkë me mishin e pastruar nga kockat dhe lëkura.

4

Grini majdanozin dhe shtojeni në tenxhere të ziejë në 2 minutat e fundit para se të përfundojë zierja e orizit.

5

Shtoni lëng limoni.

6

Rrahim të verdhat e vezëve, shtojmë pak ujë dhe presim supën me vezë. Fikim zjarrin dhe e lëmë tenxheren për pak.

7

Mbuloni tenxheren dhe shërbejeni supën të ngrohtë!

Lini një koment