Sugjerojmë:

Spaghetti me ton, brokoli dhe limon

Veshtiresia
E lehtë
Koha gatimit
15 minuta
Sugjerohet për:
4 persona
Kalori:
350 g spageti
250 g brokoli, të prerë në copa të vogla
2 qepë, të grira hollë
85 gr ullinj jeshil pa bërthamë, të pergjysmuar
2 lugë gjelle kaperi, të kulluar
200 g ton i konservuar në vaj
Lëvorja dhe lëngu i 1 limoni
1 lugë gjelle vaj ulliri, plus shtesë për spërkatje

Ziejini spagetit në ujë me kripë për 6 minuta. Shtoni brokolin dhe ziejini për 4 minuta më shumë ose derisa të dyja të zbuten.

Ndërkohë, përzieni qepët, ullinjtë, kaperit, tonin dhe lëkurën e limonit me lëngun në një tas të gjerë për servirje.

Kulloni makaronat dhe brokolin, shtojini në tas dhe përziejini shumë mirë me vaj ulliri dhe shumë piper të zi.

Shërbejeni me pak vaj ulliri shtesë të spërkatur.

Komento