Sugjerojmë:

Si t’i kthesh pastat dhe proshutën në pjatën ideale të së mërkurës!

150 gram makarona
200 gram proshutë të tymosur
4 lugë gjelle gjalpë
3 vezë
150 gram pana
200 gram bizele
150 gram djathë
1 thelpi hudhër
Kripë, piper

1.Në fillim zieni makaronat në ujë me kripë. Formën e tyre mund ta zgjidhni sipas dëshirës, por nuk rekomandohen spaghettit.

2.Prisni proshutën në copa të vogla dhe i skuqni me hudhra.

3.Në një enë rrihni vezët me panën. Më pas shtoni djathin dhe i përzieni mirë.

4.Tani merrni një tavë. Shtroni makaronat e ziera, bizelet dhe proshutën e tymosur.

5.Sipër i shtoni kremin që përgatitët me vezë e djathë. I fusni në furrë të piqen për 15 minuta, në temperaturë 180 gradë.

6.Ju bëftë mirë!

Lini një koment