Sugjerojmë:

Si të zbardhni lëkurën e fytyrës me ndihmën e mjaltit dhe patates

Tani që dielli është gjithnjë e më i fortë me rrezet e tij, duhet të tregojmë kujdes më lëkurën, sidomos kur bëhet fjalë për fytyrën tonë. Rekomandohet që çdo ditë para se të dilni nga shtëpia dhe jo vetëm kur shkoni për plazh, të aplikoni kremin mbrojtës me faktor të lartë.

Rëndësi duhet t’i  kushtoni edhe njollave kafe që mund t’ju krijohen në fytyrë gjatë kësaj kohe. Neps rekomandon që ju të jeni të vëmendshëm që në fazat e fillimit të saj dhe ta “kuroni” kollaj më dy përbërës natyralë.

Image result for honey

Për këtë ju nevojitet: 

  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • 2 lugë gjelle lëng patateje

Udhëzime:

  • Qëroni pataten dhe e kaloni në një blender. Kullojeni dhe merrini lëngun.
  • Pas kësaj e kaloni në një enë dhe i shtoni mjaltin e lëngshëm.
  • Trazojeni mirë dhe aplikojeni në fytyrë.
  • E lini të veprojë për 20 minuta dhe më pas e shpëlani fytyrën me ujë të bollshëm.

Image result for potatoes

Kjo maskë natyrale do ju ndihmojë së tepërmi me zbardhjen e lëkurës së fytyrës.

Lini një koment