Sugjerojmë:

Si të largoni papastërtitë e lëkurës me sheqer

Pluhurat e ditës, vapa dhe ndotja e ambientit bëjnë që fytyra të jetë një ndër pjesët më të ekspozuar ndaj faktorëve të jashtëm. Këto papastërti dhe baktere mund të përkthehen pastaj në akne, plagë apo në një lëkurë të irrituar.

Neps.al ju sugjeron sot një maskë natyrale në drejtim të zgjidhjes pikërisht të kësaj problematike. Ajo përmban 4 përbërës dhe i gjeni lehtësisht në shtëpi.

Image result for face mask

Ju nevojitet: 

  • 1 qese çaji jeshil
  • 1 lugë gjelle mjaltë i lëngshëm
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • 3 lugë gjelle sheqer

Udhëzime:

  • Miksoni të gjithë përbërësit në një enë dhe aplikojeni si pastë në lëkurën tuaj. Shmangni zonën e syve, veshëve dhe gojës.
  • Masazhojeni 1-2 minuta me gishtërinj.
  • E lini të veprojë për 10-15 minuta.
  • Më pas e shpëlani me ujë të bollshëm dhe e fshini me një peshqir të pastër./neps.al 

Lini një koment