Si të hash më shëndetshëm? Filloje nga këto 6 hapa praktikë
Në vend që të ankohesh se nuk keni kohë për të ngrënë shëndetshëm, ama dëshirën e keni, hidhi një sy hapave më poshtë që ju sugjeron Neps:
Fokusohu tek proteinat Proteinat janë elementi kryesor për të ndërtuar muskujt. Prandaj nëse qëllimi juaj kryesor është përmirësimi i përbërjes së trupit, konsumi i proteinave është thelbësor.
Zëvendësoni çdo pije tjetër me ujë Reduktimi i konsumit të kalorive nga pijet e ndryshme, realizohet vetëm duke konsumuar shumë ujë. Futja drastikisht e ujit në dietën tuaj të përditshme zvogëlon kaloritë dhe e mban trupin tuaj të mirë hidratuar.
Hani volume të larta, të ushqimeve me pak kalori Ngopuni me fruta dhe perime. Kjo është një mënyrë fantastike për ta frenuar veten nga të ngrënit së tepërmi dhe ushqime të gabuara.
Hani pa u shpërqendruar Lini mënjanë telefonin apo televizorin dhe përqendrohuni në atë çka po ha. Vetëm kështu do të jesh i vetëdijshëm për sasinë e asaj çka dhe se kur duhet t’i thuash vetes stop!
Mos e dëno veten duke vdekur urie Gjërat duhet të jenë në balancë dhe harmoni të plotë. Nëse përfundoni duke vdekur urie, do të hani shumë dhe i gjithë mundi juaj do të shkojë dëm.
Bëni një gjumë të plotë dhe cilësor Duhet të flini të paktën 6-8 orë në ditë. Një gjumë i mirë ndihmon në rregullimin e oreksit tuaj, ndërsa një gjumë i dobët kontribuon në shtimin e peshës./neps.al
Të kesh një bel elegant nuk është vetëm çështje estetike, por mund t’ju ndihmojë të rroni më gjatë. Sipas disa studimeve, njerëzit që kanë peshë të tepërt në pjesën e belit kanë më tepër probabilitet të vuajnë nga sëmundjet...
Ngroheni furrën në 180C. Lyejeni me gjalpë një tavë që nuk ngjit 30cm x 20cm dhe shtroni bazën me letër që nuk ngjit. Mbushni një të tretën e një tenxhereje të vogël me ujë, lëreni të ziejë dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
Lini një koment