Karakteristika e këtij gatimi është pjekja në saç, pasi merr shijen më të mirë dhe aromën e drurit. Por në pamundësi të saçit që jo të gjithë e kanë në shtëpi, ne po ju sjellim recetën e petanikut në furrë.
Përgatitja:
Në një tas të madh rrahim vezët, kripën, qumështin dhe miellin e situr fillimisht.
Shtojmë pak e nga pak ujë të vakët aq sa brumi të jetë i hollë si një brum petullash.
Marrim tavën e lyer me gjalp dhe me një garuzhde gjelle shtojmë një rradhë brumë, e lyejmë sipër me vaj dhe e lemë të piqet në 180 gradë aq sa të ketë marrë ngjyrën e artë.
E nxjerrim tavën siç është e nxehtë dhe shtojmë përsëri një rradhë brumë dhe e vendosim përsëri në furrë.
Të njëjtën gjë bëjmë derisa të mbarojë totalisht brumi. E lemë të kullojë për 20 minuta me furrën e fikur në nxehtësinë e furrës dhe më pas e presim.
Shoqërohet me domate fshati dhe dhallë të freskët.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento