Si ta kuptoni nëse metabolizmi juaj funksionon vërtet?
Nëse doni të keni një formë të përsosur fizike është e rëndësishme që metabolizmi të funksionojë mirë. A keni menduar ndonjëherë nëse juaji funksionon mirë? Më poshtë janë disa simptoma që nuk duhet të nënvlerësohen.
Shëndosheni dhe dobësoheni shumë shpejt ose shumë ngadalë? Ndonjëherë ndiheni të fryrë pa ndonjë arsye? Mund të varet nga metabolizmi. Metabolizmi është kompleksi i reaksioneve kimike që konvertojnë kaloritë në energji. Pra, nëse ky proces funksionon mirë është shumë e thjeshtë të kesh një formë të mirë fizike. Ja si të kuptoni nëse metabolizmi juaj është mirë ose nëse duhet të kontaktoni një mjek; nuk është diçka serioze, por të paktën mund të veproni për ta rikthyer në ekuilibër.
Keni gjithmonë dëshirë për sheqer ose niseshte. Një dëshirë e fortë për këto ushqime është e barazvlefshme me kërkesën e organizmit për energji të plotë. Nëse keni dëshira të vështira për t’u kontrolluar, edhe pse hani dhe flini mjaftueshëm, ndoshta keni një metabolizëm disi të çekuilibruar.
Jeni gjithmonë të lodhur. Shkaqet e lodhjes janë shumë: lodhja mund të shkaktohet nga shumë faktorë: stresi, ditë e zënë ose thjesht mungesa e gjumit. Mes këtyre shkaqeve, ka edhe procese metabolike shumë të ngadalta dhe trupi ka shumë vështirësi në procesin e konvertimit të ushqimit në energji.
Shëndosheni edhe pse hani në mënyrë të ekuilibruar. Nëse kjo ndodh, bisedoni me mjekun e familjes. Një analizë e thjeshtë gjaku tregon nëse keni probleme me metabolizmin apo jo. Ka mijëra trajtime për t’i zgjidhur ato.
Keni lëkurë dhe flokë të thatë. Përveçse shkaktohet nga hidratimi i dobët, thatësia e flokëve dhe e lëkurës është një simptomë e metabolizmit jofunksional. Trupi nuk mund nuk arrin t’i mirëmbajë si duhet qelizat e flokëve dhe lëkurës.
Shpesh keni ftohtë. Proceset metabolike duke krijuar energji, prodhojnë energji që ngroh trupin. Nëse ndjeni vazhdimisht të ftohtë, kjo ndoshta ndodh për shkak të metabolizmit të ngadaltë.
Keni shpesh ndryshime humori. Ndryshimet e humorit mund të shkaktohen nga shumë arsye të ndryshme. Midis tyre është edhe metabolizmi i ngadalshëm. Nëse e keni këtë simptomë së bashku me të tjerat në këtë listë, përpiquni të hetoni njëherë metabolizmin tuaj së bashku me mjekun.
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
A ndiheni shpesh të lodhur gjatë ditës? Për t’u ndier energjikë dhe produktivë, nuk keni nevojë për kafe ose pije energjike. Duke bërë disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj të përditshme, mund të rrisni energjinë natyralisht dhe të...
Duke jetuar në një botë plot me ushqime të shpejta dhe tundime të përditshme, ndonjëherë të ushqyerit shëndetshëm mund të duket e vështirë. Megjithatë, me disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj, mund të përmirësoni ushqyerjen pa sakrifikuar shijen...
Lini një koment