Si një udhëtim në Itali: 5 pastat më të shijshme që mund të porosisësh tani në Snapfood

Nëse jeni duke ëndërruar për një palë pushime fantastike në Itali, por aktualisht kjo mbetet vetëm një ëndërr, lëreni Snapfood të sjellë Italinë tek ju. Kuzhina italiane është padyshim një ndër të preferuarat në aplikacionin e porositjes së ushqimit ndaj sot do të sjellim për ju 5 pjata me pastat më të shijshme që mund të gjeni ndër restorantet e Tiranës.

Carbonara nga Eatalians

Asgjë më pak se një kryevepër! Bashkimi hyjnor i pekorinos me grana padano, vezën dhe ujin e pastave (të quajtur ndryshe “lotët e zotave”) krijon salcën kremoze që mbështjell pastat dhe si qershia mbi tortë, gjithҫka plotësohet me guanҫialen krokant që i jep karakterin e jashtëzakonshëm kësaj pjate.

Tagliatelle me pulë dhe kungull nga Hops Bar Tirana

Një pjatë tejet e thjeshtë por me një shije delikate që nuk zhgënjen kurrë. Ëmbëlsia e kungullit e kombinuar me pulën e shijshme shoqëruar me një dozë të bollshme djathi të grirë nga kuzhinierët e Hops,  do t’ju bëjë të mendoni nëse është e udhës të porosisni dhe një pjatë të dytë. Nuk bëjmë aspak shaka!

Tometo Tomato nga Serafina

Adhurues të domateve, mblidhuni këtu! Spaghetti të freskëta shtëpie që zhyten në një salcë të kuqe  të ëmbël, të athët, të kripur e mbi të gjitha të adhurueshme me krem domate, domate të thata dhe pomodorini. Për të plotësuar shijen, një grusht djathë dhe borziloku i freskët.

Rigatoni 4 formaggi nga Pasta Mia

Nëse diku ekziston një parajsë e djathit, me siguri është e mbushur me pasta 4 formaggi! Në këtë pjatë, pekorino romano, gorgonzola, ementali dhe grana padano përqafojnë rigatonit për një takim përrallor që të bën të shkojë goja lëng vetëm duke e menduar.

Ravioli karkaleca tartuf nga Eden Breeze

Pushimet në plazh nuk kanë ardhur ende, por shijen e detit e gjeni në Eden Breeze me pjatat e shijshme me bazë prodhimesh deti. Pastat dhe tartufi janë padyshim një dyshe spektakolare, shto këtu dhe karkalecat e freskët dhe do të gjeni recetën perfekte për një pjatë, shijen e së cilës do ta mbani mend gjatë.

Për të porositur të gjitha pjatat e mësipërme, shkarkoni aplikacionin duke klikuar linkun https://snapfood.al/download-app

Lini një koment