Shpërblimet s’kanë fund në Snapfood! Si të fitosh 1000 lekë brenda pak orësh duke ftuar miqtë
Në Snapfood surprizat vazhdojnë. Tashmë mund të ftosh miqtë e tu të regjistrohen në Snapfood dhe për ҫdo ftesë, ti së bashku me personin që ke ftuar, fitoni nga 200 lekë që depozitohen në kuletat tuaja në aplikacion! Me vetëm pak klikime, në fare pak orë ti mund të fitosh 1000 lekë vetëm falë këtyre ftesave. Si funksionon Shko tek Llogaria jote në Snapfood dhe aty do të gjesh opsionin Fto dhe Fito. Kliko mbi butonin Fto dhe atje do të gjesh një kod që mund ta shpërndash në kanale të ndryshme komunikimi ose dhe ta kopjosh.
Këtë kod ua dërgon miqve të tu për t’i ftuar të regjistrohen në Snapfood. Pasi shkarkojnë aplikacionin, atyre u kërkohet kodi i regjistrimit dhe në momentin që procesi mbaron dhe ata përdorin kodin e marrë nga ju, si ju ashtu edhe personi tjetër do të përfitoni 200 lekë plus në balancën tuaj. Para këto që mund t’i përdorni për të bërë porosi në ҫdo moment. Mos harroni rregullat! Ҫdo përdorues ka të drejtë të dërgojë deri në 5 ftesa regjistrimi për miqtë e tij dhe nga njëra ftesë tek tjetra, duhet të kalojë të paktën 1 orë. Snapfood do të masë për ju kohën që duhet për të ripërtërirë ftesat derisa të jeni gati për të dërguar tjetrën. Kaq e thjeshtë!
Deri dje, të nxirrje fëmijët për të ngrënë do të thoshte pica, hamburger apo nuggets pule. Sot, në shumë familje, sidomos urbane, kjo ka ndryshuar rrënjësisht. Fëmijët nuk po kërkojnë më fast food, por sushi. Dhe jo thjesht ndonjë...
Në kuzhinë nuk jetojmë me pajisje luksi. Jetojmë me gjëra të vogla, të zakonshme, që i prekim çdo ditë dhe nuk u kushtojmë asnjë mendim. Pikërisht ato bëjnë diferencën mes një kuzhine që funksionon dhe një kuzhine që të...
Ananasi është një nga frutat tropikale më të dashur në botë, por mënyra se si rritet shpesh mbetet një surprizë për ata që nuk e kanë parë nga afër. Në vend që të zhvillohet në një pemë, si shumë...
Lini një koment