Salcë ketchup e bërë në shtëpi: receta e shijshme, e shëndetshme dhe e thjeshtë

Salcë ketchup e bërë në shtëpi: receta e shijshme, e shëndetshme dhe e thjeshtë

Persona: 8
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 2 orë 5 minuta

Ketchup-i është një salcë e ëmbël shumë e vlerësuar nga fëmijë e të rritur për të shoqëruar pjatat e mishit ose perimet. Përgatiteni në shtëpi dhe do të sillni në tryezë një produkt të shëndetshëm, pa konservantë, ngjyrosës dhe aditivë. Ja si përgatitet në shtëpi me përbërës të thjeshtë e në mënyrë të shpejtë:

Ingredientët

  • 1 kg salcë domatesh
  • 5 qepë të mëdha
  • 2 thelpinj hudhër
  • 100 ml uthull vere e kuqe
  • 1 lugë kafeje sinap pluhur
  • 2 gjethe dafine
  • 100 gr sheqer ose 100 ml mjaltë
  • 2 lugë kafje kripë
  • Pak piper
  • 1 lugë kafeje xhinxher pluhur
  • Pak arrë moskat
  • Pak kanellë
  • 1 lugë kafeje piper i ëmbël
  • 1 lugë kafeje piper djegës (nëse doni një shije pikante)

Udhëzimet

1

Në një tigan skuqni hudhrën dhe qepët e grira imët.

2

Shtoni salcën e domateve dhe gatuajini në zjarr të lartë për 15 minuta.

3

Shtoni uthullën dhe erëzat, kripën, sheqerin dhe piperin. Lërini edhe për 5 minuta në zjarr të lartë dhe më pas mbulojeni tiganin me kapak, ulni zjarrin dhe vazhdoni zierjen për gati një orë e gjysmë.

4

Pas kësaj kohe, frulojeni gjithë masën në mikser dhe më pas ziejeni edhe 10 minuta të tjera në zjarr të ulët.

5

Hidheni ketchup-in në një shishe ose vazo dhe mund ta ruani deri në 8 javë në një vend të freskët e të thatë.

6

Pasi ta keni hapur shishen, ruajeni në frigorifer për 3-4 ditë.

Lini një koment