Sugjerojmë:

Salcë e shpejtë kungujsh për të shoqëruar vaktet tuaja

4 kunguj
3 hudhra
2 gota kos
Kripë
Vaj ulliri

Marrim kungujt, i lajmë , i presim në rrathë dhe më pas i skuqim.

Në një enë hedhim kosin, e hollojmë pak me ujë, hedhim hudhrat e grira hollë dhe kripën.

Më pas hedhim kungujt e skuqur, i përziejmë dhe në fund hedhim pak fare vaj ulliri.

Salca me kunguj dhe kos është gati të sherbehet.

Lini një koment