Receta më e paparë e qofteve është kjo me spinaq dhe djathë
250 gr spinaq
250 gr rikota
50 gr djathë grana padano
40 gr bukë e thekur e grirë
Vaj ulliri ekstra i virgjër
1 thelpi hudhër
Kripë, piper i zi
Për në sipërfaqe:
1 vezë
Bukë e thekur e grirë
Kripë, piper i zi
1.Për të përgatitur këto qofte, si fillim nxehni vajin së bashku me thelpin e hudhrës, shtoni spinaqin dhe lëreni të kavardiset për 5-6 minuta duke e përzierë shpesh derisa të skuqet mirë.
2.Hiqni hudhrën, më pas transferojeni spinaqin në një enë, shtypeni lehtë me një spatul që t’i hiqni ujin e tepërt dhe lëreni të ftohet. Kur të ftohet, grijeni imët me thikë.
3.Më pas, hidhni rikotën në një enë, (nëse është shumë e ujshme kullojeni pak), pastaj shtoni spinaqin, djathin e grirë, kripë e piper dhe përzieni masën e qofteve.
4.Më tej, për t’u dhënë konsistencë qofteve, shtoni bukën e thekur të grirë dhe vazhdoni përzierjen. Sapo brumi i tyre të jetë gati, formoni toptha të vegjël.
5.Pastaj kalojini një nga një në një pjatë ku keni hedhur vezën e rrahur me pak kripë e piper e më tej në një pjatë ku keni hedhur bukë të grirë të thekur.
6.Më pas vendosini në një tepsi ku keni shtruar letër furre.
7.Piqini në 220 gradë për 20 minuta dhe shërbejini të nxehta.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment