Receta e veҫantë e supës me xhinxher dhe vezë

Veshtiresia
E lehtë
Koha gatimit
30 minuta
Sugjerohet për:
4 persona
Kalori:
2 vezë
4 gota lëng pule
1 lugë gjelle niseshte
1 lugë xhinxher i bluar
1/4 lugë ҫaji kripë me aromë hudhre
1/8 lugë ҫaji piper i zi
3 bishta qepe të njomë(të prera)

Në një tenxhere të vendosur në sobë në nxehtësi mesatare, përzieni 3 gota e gjysmë nga lëngu i pulës me xhinxherin, kripën dhe piperin.

Në pjesën e mbetur të lëngut shtoni niseshten dhe lëreni veҫ.

Në një tas të vogël rrihni dy vezët.

Kur lëngu i pulës me xhinxher të nisë të ziejë, shtoni lëngun e mbetur ku keni tretur niseshten. Trazojeni mirë dhe shtoni qepën e njomë.

Lëreni të ziejë dhe me një lugë, krijoni një vorbull në një drejtim.

Me kujdes hidhni vezët që do të gatuhen sapo të prekin lëngun. Shërbejeni duke e dekoruar me qepë të njomë sipas dëshirës.

Komento