Sugjerojmë:

Receta e kekut me karota dhe kokos. A ka mëngjes më të shijshëm?

500 gr karota të grira
230 ml vaj ulliri ekstra i virgjër
300 gr sheqer kokosi
4 vezë
2 lugë kafeje kanelle
2 lugë kafeje xhinxher pluhur
350 gr miell orizi
100 gr kokos i grirë
50 gr djathë kremoz
75 gr lajthi
10 gr bikarbonat (sodë)
260 gr sheqer pluhur
1 lugë e vogël kripë
20 gr gjalpë i shkrirë
Gjalpë për salcën
10 gr maja pluhur
20 ml qumësht

1.Lyeni me gjalpë një tavë 30 cm dhe parangrohni furrën në 180 gradë. Rrihni vajin me sheqerin e kokosit dhe sheqerin e kanës.

2.Shtoni vezët një nga një, më pas erëzat dhe kripën. Përzieni në një tas miellin, kokosin pluhur, bikarbonatin dhe majanë.

3.Bashkojini bashkë të dy përgatitjet, shtoni dhe karotat dhe përziejini.

4.Hidheni masën në tepsi dhe piqeni për 50 minuta. Lëreni të ftohet dhe lëreni në frigorifer për të paktën dy orë para se t’i përgatisni salcën.

5.Përgatisni salcën kremoze: rrihni gjalpin me djathin kremoz dhe sheqerin pluhur, përziejini mirë. Shtoni qumështin dhe përziejini përsëri.

6.Përhapeni kremin mbi tortën dhe sipër vendosni lajthitë e prera në copëza të mëdha.

Lini një koment