Reçel limoni, nëse akoma nuk e keni provuar kjo është receta!
2 kg limona
2 kg sheqer
2 shkopinj vanilje
2 kokrra karafili
1 filxhan çaji ujë
1.Grijmë lehtë me rende lëvoren e limonëve, derisa t’u hiqet cipa e verdhë që të mos e hidhërojë.
2.Më pas i presim limonët hollë, pa forma të caktuara dhe i shtypim pak me duar që t’u dalë lëngu (për reçelin nuk do të përdorim lëngun).
3.I kullojmë dhe i vendosim copat e limonëve në tenxheren ku do t’i ziejmë. Shtojmë në të sheqerin, vaniljen, karafilin, ujin dhe i lëmë të ziejnë në temperaturën më të ulët për 3 orë.
4.E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. E vëmë sërish në zjarr shumë të ulët ditën tjetër, derisa të trashet.
Askush nuk e imagjinonte që një kompani gomash do të krijonte pa dashje hierarkinë më të frikshme të botës së gastronomisë. Po, po, Michelin, ajo e gomave që i shohim në çdo servis, është po ajo që sot i...
Ngrohni furrën në 175°C dhe lyeni një tavë pjekjeje (rreth 28×43 cm) me pak vaj. Përzieni mbushjen. Në një tas të madh bashkoni mishin e grirë, vezën, bukën, qepën, domaten, hudhrën, salcën e specit, mustardën, kripën dhe piperin. Përziejini...
Ky topth djathi në formë kungulli është një antipastë argëtuese që mund ta përgatisni për Halloween. Mund të përdorni çdo lloj djathi që preferoni. Përgatit përbërësit. Vendosi të gjithë në tavolinë që t’i kesh gati. Përziej djathërat. Në një...
Lini një koment