Sugjerojmë:

Qull/krem orizi për fëmijët

Veshtiresia
e lehtë
Koha gatimit
10 minuta
Sugjerohet për:
1 person
Kalori:
50 gr miell orizi
250 ml ujë
pak qumësht gjiri ose formule

1. Valoni në një tenxhere të vogël ujin.

2. Hidhni miellin e orizit duke e trazuar ngadalë dhe vazhdimisht, që të mos formojë kokrriza.

3. Uleni nxehtësinë dhe trazoni lehtë për 10 minuta, derisa të kthehet në masë të trashë (qull)

4. Në fund shtoni qumështin.

Shënim: Përmbajtja e këtij qulli, trashësia shtohet me rritjen e foshnjes.

Në fillim le të jetë likuide, aq sa të qëndrojë në lugë, më vonë mund të bëhet edhe pure më e trashë.

Qulli mund të përgatitet edhe me miell misri, elbi apo gruri, sipas rekomandimeve të ushqyerjes së fëmijës në bazë të moshës.

Komento