Quinoa dhe qiqra: një pjatë e freskët dhe plot fibra
Për të shijuar quinoan dhe për të përfituar nga benefitet e saj po ju prezantojmë një pjatë të pasur, të gjallë, pa gluten dhe derivate shtazore, të përshtatshme për gjithë familjen.
Përbërësit:
200 gr quinoa
200 gr oriz
100 gr qiqra
Lëngu dhe lëkura e gjysmë limoni
60 gr ullinj jeshil
Një tufëz majdanoz
Një lugë gjelle xhinxher i freskët i grirë
40 ml vaj ulliri e.v
Kripë
Hapat:
Lani qiqrat dhe lërini në ujë për gjithë natën.
Në mëngjes ziejini në ujë të kripur.
Zjeni orizin në një tenxhere dhe quinoan në një tjetër.
Kullojini dhe bashkojini në një enë.
Grini majdanozin dhe xhinxherin dhe shtojini dhe bashkojini te orizi me quinoan.
Shtoni vajin, qiqrat, lëkurën dhe lëngun e limonit.
Përziejini mirë dhe kompletojeni pjatën me ullinjtë.
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Lini një koment