Më pas qërojini më kujdes lëkurën dhe filloni t’i prisni në copa të vogla rrethore.
Mund edhe t’i grini me rende për të shkurtuar akoma dhe më shumë kohën e përgatitjes.
Vini në zjarr një tenxhere të mbushur deri në gjysmë me ujë dhe shtoni të gjitha copëzat e karrotave dhe patateve që pretë më parë.
Lërini ato të ziejnë për disa minuta, derisa të shikoni që janë zbutur plotësisht.
Pasi t’i hiqni nga tenxherja kalojini në mikser në mënyrë që t’i shtypni derisa të marrin formën e puresë dhe më pas shtoni edhe gjizën.
Kujdesuni që gjiza te jetë pa kripë, por nëse nuk ju gjendet në shtëpi dhe do të përdorni atë me kripë kini kujdes me sasinë e kripës që do t’i hidhni në fund.
Shtoni pak nga pak djathin e grirë, thërrimet e bukës, pak kripë nëse është nevoja, pak rozmarinë dhe sherebelë.
Sipas dëshirës ju mund të shtoni edhe pak piper të zi brenda qofteve tuaja teksa vazhdoni me përzierjen e të gjithë masës së krijuar.
Nëse brumi i qofteve është shumë i lëngshëm mund të shtroni edhe pak thërrime buke të thekur, pasi është e rëndësishme që në fund të përfitoni një masë të trashë.
Më pas me anë të një luge merrni masat e qofteve që nuk duhet të jenë më të mëdha se një kokërr arre dhe shtrojini në një tavë mesatare.
Kujdesuni që tavën e pjekjes ta shtroni paraprakisht me letër furre në mënyrë që qoftet të mos digjen apo ngjiten.
Vendosini të piqen për 15 minuta në temperaturë 170-180 gradë, derisa të marrin pamje të artë.
Pasi të shikoni që janë gati nxirrini nga furra dhe shërbejini të ngrohta apo edhe të ftohta sipas dëshirës.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento