Pure me dardhë të zier, për bebet

Veshtiresia
e lehtë
Koha gatimit
Sugjerohet për:
Kalori:
Një dardhë mesatare
125 ml qumësht gjiri, nësë foshnja ushqehet me gji, ose qumësht formule nëse ushqehet me formula

1. Dardhës i qëroni lëkurën, hiqni bërthamat dhe priteni në copa të vogla.

2. Hidhini në një tenxhere sa të mbulohen me ujë, ziejini përafërsisht 10-15 minuta.

3. Lërini të ftohen dhe shtypini sa të bëhet pure e homogjenizuar mirë dhe në fund shtoni qumështin.

4. Kur bebja të jetë 7 muaj e më shumë s’ka nevojë më ti ziejmë, sepse dardha zbutet shumë dhe bebja mund ta hajë edhe të gjallë, të grirë imët në rende.

Dardha përmban fibra, vitamina A, B, C , hekur.

Komento