Pure me brokoli dhe pulë, një vakt plot minerale për bebat tuaj

Pure me brokoli dhe pulë

Persona: 1
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Një vakt plot minerale, vitamina e vlera të tjera ushqyese, kjo pure përgatitet shpejt dhe kërkon vetëm dy përbërës: brokoli dhe gjoks pule!

Ingredientët

  • 30 gr gjoks pule pa kocka
  • ½ gotë me copa brokoli

Udhëzimet

1

Në një tenxhere mesatare, zieni gjoksin e pulës për 15 minuta duke shtuar brokolin në 10 minutat e fundit të zierjes.

2

Kullojeni mishin e pulës dhe brokolin duke ruajtur lëngun.

3

Vendoseni më pas mishin dhe brokolin e zier në një grirës ushqimesh dhe shtoni ngadalë lëngun sipas trashësisë që pëlqen fëmija juaj.

4

Sigurohuni të konsumohet brenda ditës nga fëmija juaj ose futeni në zonën e ngrirjes në një qese ushqimesh.

5

E ngrirë mund të përdoret brenda një muaji. Kullojeni para se ta shërbeni dhe sigurohuni që t’ia jepni fëmijës në sasi të vogla dhe të ftohur mjaftueshëm

 

 

Lini një koment