Pulë me luleshtrydhe, një nga recetat më të shijshme të stinës
Një nga recetat më të shijshme të pranverës: delikate, e veçantë dhe një mënyrë shumë e mirë për të kontrastuar thatësinë e pulës me kremozietin e luleshtrydheve.
4 copa gjoks pule
1 limon
1 thelpi hudhër
1 qepë e vogël
2 lugë uthull balsamike
300 gr luleshtrydhe
Vaj ulliri e.v
Kripë
Hapat:
Prisni gjoksin e pulës në shirita dhe vendoseni të marinohet me lëngun e limonit, 2 lugë vaj ulliri e.v dhe pak kripë.
Pas një ore fillojmë përgatitjen duke vendosur në një tigan hudhrën, qepën e grirë dhe duke i skuqur me 2 lugë vaj ulliri e.v
Kur hudhra dhe qepa të jenë zverdhur, hiqini nga tigani dhe shtoni copat e marinuara të pulës. Lërini të marrin shije, ndërkohë përgatisni luleshtrydhet.
Lajini dhe vendosini në frulator ose robotin e kuzhinës për t’i kthyer në pure.
Më pas shtojini tek pula së bashku me dy lugë uthull balasmike.
Ngrijeni nxehtësinë dhe lërini të marrin shije. Shërbejeni sallatën në tryezë mbi një bazë sallate jeshile ose spinaqi.
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Lini një koment