Sugjerojmë:

Petulla me të bardhat e vezëve dhe sallam

Petulla me të bardhat e vezëve dhe sallam

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Petullat me bazë të bardhat e vezëve dhe sallamin janë një antipastë mikpritëse që mund të jetë edhe një variant i mirë për ‘finer food’. Të ngrohta dhe joshëse, mund të shoqërohen me perime të prera ‘a julienne’.

Ingredientët

  • 200 gr miell
  • 150 presh
  • 10 gr maja e freskët birre
  • 50 gr sallam
  • Vaj për skuqje
  • Kripë
  • 2 të bardha vezësh

Udhëzimet

1

Formoni një brumë duke përzier 200 gr miell, majanë, pak kripë dhe 2 të bardha vezësh.

2

Grini 150 gr presh, thajini mirë, bashkojeni me sallamin e grirë imët dhe integrojini mirë tek brumi.

3

Në një tigan, nxehni vajin e skuqjes. Me një lugë merrni pak nga brumi dhe përmes një luge tjetër, rrëshqitni petullat në vaj të nxehtë. Skuqini duke i kthyer herë pas here.

4

Kur të jenë fryrë dhe të kenë marrë ngjyrë të artë nga të dy anët, kullojini në një letër përthithëse. Hidhuni pak kripë dhe servirini të ngrohta.

Lini një koment