20-30 min/ SA KOHË KE?

Patëllxhanë të shpejtë në skarë

Patëllxhanë të shpejtë në skarë

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)
Loading...
Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Patëllxhanët e shpejtë në skarë janë një pjatë e lehtë, e shijshme, aromatike, e thjeshtë për t’u përgatitur dhe e kompletuar me vaj ulliri, kaperi, stika pishe, majdanoz, borzilok, hudhër dhe spec djegës i freskët. Kombinohet me pjatat e mishit, peshkut ose djathrat.

Ingredientët

  • 2 patëllxhanë
  • 50 gr kaperi
  • 50 gr stika pishe
  • 1 tufëz borzilok
  • 1 tufëz majdanoz
  • ½ thelpi hudhre
  • 1 spec djegës i freskët
  • Vaj ulliri e.v
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Përgatisni përbërësit. Lani dhe thani gjethet e majdanozit dhe borzilokut e grijini së bashku me një spec djegës të kuq të freskët, 50 gr kaperi, 50 gr stika pishe dhe ½ thelpi hudhre. Pasi t’i keni grirë, bashkojini në një tigan me 6 lugë vaj ulliri e.v, kripë e piper. Përziejini dhe lërini mënjanë.

2

Gatuajini dhe shërbejini. Lani dhe thani patëllxhanët, ndajini përgjysmë dhe piqini 4-5 minuta duke i vendosur nga ana e prerjes në skarën e nxehtë, më pas kthejini nga ana tjetër dhe bëni disa prerje tek tuli. Shtojuni sipër përbërjen e përgatitur në tigan dhe vazhdoni pjekien edhe për 4-5 minuta.

3

Vendosini në pjatën e servirjes dhe lërini të vaken para se t’i shërbeni.

You Might Also Like

No Comments

Leave a Reply