Patate të ëmbla, vezë dhe bacon: një nga recetat më ‘cool’ të momentit
Quhet ‘Hash bacon dhe vezë e skuqur’, por përbërësi që bën diferencën në këtë pjatë është patatja e ëmbël. Kjo recetë vjen nga Kalifornia dhe është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur:
Përbërësit:
300 gram patate të ëmbla
40 gram qepë
2 gram piper i kuq djegës
30 gram bacon krokante
1 vezë
rozmarinë
vaj ulliri ekstra i virgjër
Përgatitja:
Zieni patatet e ëmbla përreth 30 minuta. Lërini të ftohen. Pritini në copa. Vendosini në një tepsi ku keni shtruar letër furri.
Pastroni qepën, priteni në copa dhe hidheni mbi patatet e ëmbla. Grini rozmarinën e freskët dhe shtoni edhe përbërësit e tjerë. Në fund shtoni vajin e ullirit dhe piper të kuq të ëmbël dhe trazojini. Në fund spërkateni përsëri me pak piper të ëmbël.
Përgatisni furrën në 200 gradë dhe piqini për 20 minuta. Në fund patatet e ëmbla duhet të jenë pak krokante, por jo të thara.
Skuqni copat e bacon në tigan për 5 minuta. Shtojini tek patatet e ëmbla.
Tek po i njëjti tigan skuqni vezën dhe vendoseni në qendër të patateve.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment