Sugjerojmë:

Pasta me ton dhe bizele

Pasta me ton dhe bizele

Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Pastat me ton dhe bizele janë një pjatë e parë e shpejtë e cila do t’i pëlqejë gjithë familjes. Është një pjatë që bashkon pastat me ton dhe ato me hudhër, vaj e spec dhe shpëtimtare për darkën tuaj.

Ingredientët

  • 320 gr spaghetti ose linguini
  • 130 gr ton i konservuar në vaj dhe i kulluar
  • 170 gr bizele
  • 180 gr domate qershi
  • 1 thelpi hudhër
  • Pak borzilok
  • Kripë e imët
  • Vaj ulliri
  • Piper i zi

Udhëzimet

1

Vendosni një tenxhere me ujë për të zier pastat. Hidhini kripë. Lani domatet dhe pritini përgjysmë. Në një tigan ngrohni vajin, shtoni hudhrën e qëruar dhe kaurdisini pak.

2

Shtoni më pas domatet dhe pasi të kenë lëshuar lëngun e tyre, shtoni bizelet. Lërini për 5 minuta të gatuhen. Shtoni borzilokun e copëtuar me duar dhe gatuajini në zjarr të ulët edhe për 5 minuta të tjera.

3

Ndërkohë hidhni pastat në ujë, gatuajini ‘al dente’, pra 3 minuta më pak se koha e shkruar në paketim. Hidhini kripë e piper salcës që po përgatisni dhe pasi të kenë kaluar 5 minuta, hiqni hudhrën dhe shtoni tonin të cilin e keni kulluar.

4

Lëreni salcën edhe për dy minuta. Nëse thahet shumë, shtoni pak nga lëngu i zierjes së pastave. Kullojini pastat, shtojini tek tigani i salcës, shtoni dhe pak kripë dhe hiqini nga zjarri. Shërbejini me pak piper.

Lini një koment