Sugjerojmë:

Pasta me salmon dhe bizele, nga më të shijshmet që keni provuar

240 gr pasta
Gjalpë
Qepë të njoma të grira imët
140 gr bizele të ngrira
140 gr krem fraîche
2 fileto salmoni pa lëkurë
Koncentrat perimesh

1.Vendosim një tenxhere me ujë të ziejë dhe më pas shtojmë makaronat të zihen sipas udhëzimeve të paketimit.
2.Ndërkohë vendosim në zjarr një tigan me gjalpë dhe shtojmë qepët e e njoma të skuqen deri sa të zbuten.
3.Shtojmë bizelet e ngrira, 2 filetot e salmonit të prera në copëza, kremin fraiche dhe 50ml ujë. Thërrmojmë kubin e koncentratit të perimeve dhe e shtojmë ne tigan.
4.I lemë të gatuhen për 5 minuta dhe i hedhim tek makaronat e ziera.
5.I përziejmë mirë dhe i shërbejmë sipas dëshirës me pak qepë të njoma të grira imët dhe piper të zi.

Lini një koment