Pasta me pulë dhe salcë Milano

Persona: 4

Ingredientët

  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 2 thelpinj hudhër të grirë
  • ½ gote domate të thara, të grira
  • 1 gotë lëng pule
  • 1 gotë pana
  • 500 gr gjoks pule
  • 2 lugë gjelle vaj vegjetal
  • 2 lugë gjelle brozilok i freksët i grirë
  • Pasta fettuccini (për 4 persona)
  • Kripë dhe piper

Udhëzimet

1

Në një tigan të madh, hidhni gjalpin dhe vendoseni mbi sobë në nxehtësi të ulët. Shtoni hudhrën dhe gatuajeni për 30 sekonda. Shtoni domaten e tharë dhe ¾ e lëngut të pulës duke shtuar gradualisht nxehtësinë në temperaturë mesatare derisa të filloj të ziejë. Më pas uleni sërish nxehtësinë dhe lëreni për 10 minuta, derisa domatet të jenë zbutur. Shtoni panën dhe përziejeni masën, derisa të jetë krijuar një masë e trashë .

2

Spërkateni pulën me kripë dhe piper nga të dyja anët. Në një tigan të thellë hidhni vajin dhe skuqeni gjoksin e pulës në nxehtësi mesatare derisa mesi të mos jetë më rozë. Pasi të jetë gatuar, vendoseni në një pjatë dhe mbulojeni me kapak.

3

Tiganin ku gatuat pulën, pastrojeni nga yndyra dhe hidhni në të pjesën e mbetur të lëngut të pulës. Vendoseni në sobë në nxehtësi mesatare derisa të ziejë. Uleni nxehtësinë dhe shtoni kremin e përgatitur më parë, borzilokun dhe kripë e piper sipas shijes.

4

Në një tenxhere me ujë me kripë, zieni pastat për 8-10 minuta. Kullojini, hidhini në një enë të madhe dhe përziejini me 3-4 lugë gjelle nga salca e përgatitur.

5

Secilin prej gjokseve të pulës pritini në segmente diagonale dhe vendosini mbi çdo pjatë me pasta, duke shtuar dhe salcën.

Lini një koment