Panine me proshutë dhe reçel pjepri

1 panine e mbushur
2 lugë çaji reçel pjepri
4 feta mocarela
4 feta proshutë
Rukola

1.Priteni paninen në mes dhe lyejini të dyja pjesët me reçel pjepri.
2.Pjesën e poshtme shtrojeni me mocarela, proshutë dhe rukola.
3.Përseriteni dhe një herë procesin dhe piqeni në furrë derisa djathi të shkrihet plotësisht.

Lini një koment