Ndryshimi i rëndësishëm që duhet të bëni me dietën tuaj ushqimore për të ndaluar rënien e flokëve!
Rënia e flokëve dhe hollimi i tyre është një fenomen i njohur teksa ne plakeni.
Por kur kjo ndodh më herët, atëherë na duhet të gjejmë rrënjën e problemit, për t’i dhënë rrjedhimisht edhe zgjidhjen e duhur! Sot këtu në neps.al do e fillojmë nga një pikë e rëndësishme për flokë të shëndetshëm dhe siç mund ta merrni me mend fjalën e kemi për dietën ushqimore.
Të ngrënit mirë, rregullisht dhe sipas sasisë e kalorazhit të nevojshëm, do ju ndihmojë jashtë masë kundër rënies së flokëve, zbokthit apo problemeve me skalpin.
Çfarë duhet të keni parasysh konkretisht?
Proteina është një bllok ndërtimi vendimtar për të gjitha llojet e indeve, përfshirë edhe flokët. Sigurohuni që t’i siguroni trupit tuaj një sasi të mjaftueshme proteinash nga burime si qumështi, vezët dhe peshku.
Përfshirja e acideve yndyrore omega-3 dhe vitaminave në dietën tuaj ushqimore mund të ndihmojë në rritjen e flokëve. Ju mund të merrni omega-3 nga peshq të yndyrshëm si salmoni, nga arrat dhe fara si farat e linit ose farat chia. Mos harroni mjedrat si një vakt i ndërmjetëm ose bajamet për një dozë të shpejtë të vitaminave C dhe E!/neps.al
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment