Muffins me brokoli dhe oriz

Muffins me brokoli dhe oriz

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 100 gram brokoli
  • 250 gram oriz
  • 1 vezë
  • ½ gotë me djathë të grirë
  • Vaj ulliri për skuqje

Udhëzimet

1

Ngrohni furrën në temperaturë 180 gradë.

2

Zieni orizin me mënyrën e zakonshme, por pa kripë.

3

Zieni brokolin e copëtuar në pjesë të vogla, me një lugë çaji kripë.

4

Në një tas të madh bashkoni orizin e zierë, brokolin dhe vezën. Punojeni mirë masën me duar.

5

Pastaj formoni disa toptha të vegjël dhe i vendosni në formën specifike për muffins.

6

I lini në furrë për 15 minuta, derisa të marrin një ngjyrë kafe.

7

I lini të ftohen disa minuta, para se t’ia jepni fëmijëve tuaj.

Lini një koment