Kjo maskë është shumë e mirë për minimizimin e poreve dhe për luftimin e yndyrës së tepërt.
Çfarë do ju duhet:
- 1 e bardhë veze
- 1 lugë çaji lëng limoni
- ½ lugë çaji mjaltë

Kjo treshe e fortë lufton lëkurën e dëmtuar, bakteret dhe shenjat e forta të lëkurës. E bardha e vezës është perfekte për tërheqjen e lëkurës dhe për tonalitetin e saj. Ajo gjithashtu redukton sebumin dhe parandalon aknet. Limoni funksionon si një element që lufton bakterin dhe i jep shkëlqim lëkurës.
Udhëzime për përgatitjen e maskës:
- Në një enë të vogël bashkoni të tri përbërësit së bashku.
- Lani fytyrën me ujë të ngrohtë dhe më pas aplikoni maskën e përgatitur.
- E lini të lahet për 10-15 minuta pastaj e shpëlani me ujë të bollshëm të ngrohtë.
- Fshijeni butësisht me një peshqir të pastër./neps.al
Lini një koment