Borziloku është përdorur prej kohësh në trajtimin e lëkurave të predispozuara ndaj akneve. I njohur për vetitë e tij antiseptike, borziloku jo vetëm trajton aknet ekzistuese, por parandalon edhe formimin e atyre të reja duke qetësuar lëkurën dhe duke përmirësuar qarkullimi.
Larësi me borzilok është ideal për poret e lëkurës dhe një zgjedhje e mirë nëse doni lëkurë të butë, të bukur dhe me një pamje rinore.
Ju duhen vetëm:
- 20-30 gjethe borziloku të freskët
- Pak kos organik (opsional)
- Ujë i distiluar
Udhëzime:
Në një tas, duke përdorur lugë druri ose një havan, copëtoni gjethet e borzilokut në mënyrë që të lëshojnë vajrat e tyre natyralë. Kështu do të krijoni një pastë. Duke e përzier me ujë do të krijoni një larës të cilin duhet ta aplikoni në fytyrë për 3-5 minuta dhe ta shpëlani me ujë të vakët.
Mund ta përdorni dhe si maksë duhke e përzier me pak kos e duke e lënë në fytyrë për 20 minuta ose si tonik duke e përzier pastën e borzilokut me dy gota ujë të nxehtë. Lëreni lëngun të ftohet dhe aplikojeni me pambuk për të hequr yndyrën e tepërt. Ruajeni në frigorifer.
Lini një koment