Larësja e enëve mund të mbajë erë të keqe, pas një kohe të gjatë përdorimi. Lavastoviljet, ashtu sikurse lavatriçet duhet të pastrohen herë pas here.
Pra nëse kuzhina juaj është e pastër, por vjen erë të keqe, me gjasa problemi gjendet tek larësja e enëve.
Çfarë duhet të bëni:
- Vendosni pak sodë bukë në fund të pjatalarëses.
- Shtoni edhe 1 filxhan uthull molle.
- Tani ndizni paisjen pa enë brenda për një proces të shkurtër.
Gjithashtu ju duhet të kontrolloni edhe pastroni filtrin, ku mblidhen të gjitha papastërtitë.
Pjesa e gominës tek makineria kërkon gjithashtu të pastrohet herë pas here duke përdorur pak uthull dhe ujë të ngrohtë.
Lini një koment