Sugjerojmë:

Kuzhinë për fëmijë. Akullore me kos dhe boronica

Është shumë e thjeshtë të bëni me duart tuaja akullore me kos dhe boronica bashkë me fëmijët. Mjaftojnë pak përbërës të cilët mund të ndryshojnë sipas shijeve tuaja: boronicat mund të zëvendësohen me kajsi, pjeshkë ose qershi. Të vegjlit tuaj do të kënaqen pa masë!

Përbërësit për 7/8 akullore:

  • 100 gr pana
  • 200 gr kos grek
  • 50 gr sheqer pluhur
  • 7/8 lugë kafeje reçel boronice
  • Meringe (mafishe të vogla) sipas dëshirës
  • 7-8 gota plastike ose kartoni si ato të kafesë (për t’u dhënë formën akulloreve)
  • Shkopinj druri për akullore

Përgatitja:

  1. Rrihni panën, përziejeni me kosin dhe sheqerin pluhur dhe përziejeni mirë masën.
  2. Nëpër gota vendosni meringat, shtoni pak nga kremi i përgatitur dhe nga një lugë reçel boronice.
  3. Më pas hidhni përsëri pana, nivelojini me lugë dhe vendosni nga një shkop tek secila.
  4. Në fund vendosini në frigorifer për 3 orë. Pastaj hiqini nga format dhe shijojini bashkë me fëmijët.

Lini një koment