Është shumë e thjeshtë të bëni me duart tuaja akullore me kos dhe boronica bashkë me fëmijët. Mjaftojnë pak përbërës të cilët mund të ndryshojnë sipas shijeve tuaja: boronicat mund të zëvendësohen me kajsi, pjeshkë ose qershi. Të vegjlit tuaj do të kënaqen pa masë!
Përbërësit për 7/8 akullore:
- 100 gr pana
- 200 gr kos grek
- 50 gr sheqer pluhur
- 7/8 lugë kafeje reçel boronice
- Meringe (mafishe të vogla) sipas dëshirës
- 7-8 gota plastike ose kartoni si ato të kafesë (për t’u dhënë formën akulloreve)
- Shkopinj druri për akullore
Përgatitja:
- Rrihni panën, përziejeni me kosin dhe sheqerin pluhur dhe përziejeni mirë masën.
- Nëpër gota vendosni meringat, shtoni pak nga kremi i përgatitur dhe nga një lugë reçel boronice.
- Më pas hidhni përsëri pana, nivelojini me lugë dhe vendosni nga një shkop tek secila.
- Në fund vendosini në frigorifer për 3 orë. Pastaj hiqini nga format dhe shijojini bashkë me fëmijët.
Lini një koment