Ftohje, dhimbje fyti, kollë, dhimbje kyçesh dhe dobësi e përgjithshme? Është rasti kur shafrani i Indisë, i bashkuar me mjaltin, kanellën, qumështin ose çajin e ngrohtë, t’i luftojë këto simptoma pa marrë ilaçe.
Mjalti ka veti antimikrobike dhe kurkumaja përmban kurkuminë, një anti-inflamator i fuqishëm dhe nëse bashkojmë edhe vetitë e mrekullueshme të kanellës do të kemi një medicament të shkëlqyer natyral pa asnjë lloj efekti anësor.
Përbërësit:
1 lugë kafeje shafran Indie
1 kafeje kanellë
2 kokrra piper i zi
100 ml mjalt
Përgatitja:
Përzieni së bashku të gjithë përbërësit në një tas qelqi me kapak.
Ruajeni në frigorifr për 3-5 ditë.
Përdorimi:
Dita e parë: 1 lugë kafeje çdo një orë në çaj ose qumësht të ngrohtë
Dita e dytë: 1 lugë kafeje çdo dy orë
Dita e tretë: 1 lugë kafeje çdo 3 orë
Lini një koment