Krem bajamesh. Receta perfekte vegane për të mbushur ëmbëlsirat ose për t’i shoqëruar ato
Mjaftojnë pak përbërës të thjeshtë për të përgatitur në shtëpi një krem të shijshëm bajamesh, një alternativë e kremit klasik të lajthive, ideal për t’u shijuar me lugë ose për të mbushur ëmbëlsirat.
Një mundësi e mirë për ta përgatitur me fëmijët dhe për t’u shpjeguar atyre rëndësinë e një ushqyerje të shëndetshme dhe produkteve të përgatitura me përbërës të zgjedhur, pa konservantë e ngjyrues.
Për të përgatitur këtë krem bajamesh, mund të përdorni si ato pa cipë, si bajamet me gjithë cipë, në bazë të shijes suaj. Ngjyra e kremit të bajameve me cipë të hequr do të jetë më e bardhë, kurse ngjyra e atij të bajameve me gjithë cipë do të jetë më e errët.
Përbërësit:
150 gr bajame
150 gr sheqer
300 gr ujë
30 gr miell misri
Pak kanellë
Përgatitja:
Grini bajamet derisa t’i ktheni në miell dhe pastaj frulojini me pak ujë derisa t’i shndërroni në një krem homogjen.
Shtoni niseshtenë, sheqerin dhe kanellën dhe gatuajini në një tenxhere duke i përzier vazhdimisht.
Sapo përbërja të marrë valë, lëreni për 3 minuta e më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.
Ruajeni në frigorifer në një kavanoz qelqi. Konsumojeni brenda një muaji.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment