Krahë pule me salcë, thërrime buke dhe djathë parmixhano

1 kg krahë pule
1 kavanoz salcë e trashë
3/4 filxhan thërrime buke
1/4 filxhan djathë parmixhano
Piper i zi
Kripë
Majdanoz i freskët

1.Ngroheni furrën në 220 gradë dhe vendosni një grilë metalike me një letër kuzhine.

2.Sipër vendosni krahët e pulës për pjekje.

3.Ndërkohë në një tas, shtoni 1 e 1/2 filxhan salcë.

4.Në një tjetër tas, kombinoni thërrimet e bukës, djathin parmixhano, kripë dhe piper.

5.Së pari, hidhni krahët në salcë, duke u siguruar që të shkundni pjesën e tepërt.

6.Pastaj kalojini në tasin me thërrimet e bukës.

7.Pastaj vendosini në furrë dhe lerini të bëhen krokante për 32-34 minuta.

8.Shërbejeni me djathë parmixhano dhe majdanoz.

Lini një koment