Kombinimi i bananes me avokadon jo vetëm që është shumë i shijshëm, por ka një efekt të menjëhershëm në kurimin e flokëve tuaj. Bananet dhe avokadot janë përbërës hidratues dhe shumë ushqyes që mund të zvogëlojnë inflamacion dhe thatësinë e kokës.
Për të krijuar këtë maskë, hidhni 2 banane dhe 1 avokado në një tas dhe shtypini derisa të krijohet një masë kremoze. Aplikojeni në të gjithë kokën tuaj ku është e irrituar. Lëreni të paktën 30 minuta.
Ose mund t’i shtoni edhe disa përbërës të tjerë nëse doni të zgjidhni problemin e flokëve të thata dhe të djegura.
Përbërësit:
- 1/2 avokado
- 1/2 banane
- 1 vezë fshati
- 2 lugë kanellë
- 2 lugë vaj ulliri
Përgatitja:
Vendosini të gjithë përbërësit në blender derisa të bëhen kremoze dhe aplikojeni në flokun tuaj. Mbajeni rreth 30 minuta dhe lajini flokët me shampo.
Lini një koment