E freskët dhe e shëndetshme, sallata është një pjatë shoqëruese perfekte për t’u konsumuar krudo dhe për të shoqëruar çdo lloj pjate të dytë. Kjo sallatë me rrepa do të jetë e preferuara juaj këtë verë jo vetëm për kombinimin e shijeve, por edhe thjeshtësinë e përgatitjes. Ajo bashkon në mënyrë perfekte ëmbëlsinë e pjeprit me notat pikante të rrepave të kuqe.
Një degë me rrepa të kuqe
200 gr sallatë radikio ose miks sallatash
1 pjepër
Uthull e bardhë
Piper jeshil në ujë me kripë (shitet i konservuar)
Kripë
Përgatitja:
Lani mirë rrepat e kuqe dhe pritini në feta të holla. Merrni një pjepër të pjekur, ndajeni përgjysmë, hiqini farat, qërojeni dhe pritjani tulin në kubikë.
Përgatisni emulsionin. Në një tas shtoni një lugë uthull të bardhë, 3 lugë vaj ulliri, kripë dhe përziejini me kujdes, me një pirun shtypni lehtësisht kokrrat e piperit jeshil dhe shtojuni emulsionin duke i përzier mirë.
Merrni një tas të madh, shtoni miksin e sallatave, shtoni pjeprin dhe bashkojini me emulsionin. Përziejini me kujdes, lëreni sallatën për disa minuta dhe shërbejeni.
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Lini një koment