Sugjerojmë:

Këto janë ushqimet që duhet të shmangni nëse doni një bark të sheshtë

Kush nuk e ëndërron një bark të sheshtë? Ai është një ndër pjesët më të vështira për t’u arritur edhe nëse qendroni më orë të tëra në palestër.  Të ndjekurit ushtrimet e duhura dhe përditë, ushqimi i duhur dhe një stil jetese i shëndetshëm janë rrugët për barkun tuaj të ëndrrave.

Ja ushqimet që duhet të shmangni: 

Bishtajoret (mashurkat)
Bishtajoret janë ushqyese por ato janë gjithashtu të pasura me karbohidrate. Teksa ju mund t’i hani ato për proteinat, për të patur një bark të sheshtë duhet t’i lini jashtë dietës suaj.

Kosi
Një gotë kos i plotë përmban 170 kalori. Një gotë kos pa yndyrë përmban 120 kalori, ndërsa një gotë kos me yndyrë të lartë përmban 230 kalori. Pra llogaritë i bëni vetë!

Pijet e gazuara
Një gotë normale nga ato përmban 140 kalori. Duhet t’i shmangni për të shkuar më shpejt drejt synimit tuaj.

Alkooli
Alkooli ka një përmbajtje të lartë kalorish dhe pothuajse asnjë vlerë ushqyese. Një natë e mbushur me alkool, ju jep me mijëra kalori.

Mielli i grurit
Studimet tregojnë se konsumi i miellit të bardhë të përpunuar është ndër shkaqet kryesore të obezitetit. Mielli i bardhë i përpunuar zakonisht përmban pak ose aspak lëndë ushqyese dhe një filxhan përmban 455 kalori.

Sheqeri
E mirë për shijet tuaja, por jo edhe e mirë kur vjen puna tek një bark i sheshtë. Sheqeri është shkaku kryesor i obeziteti dhe diabetit. Një gotë sheqer të bardhë përmban 773 kalori.

Majoneza
Majoneza është të paktën 80% yndyrë. Ka nevojë t’ju themi më shumë?

Produktet Fast-food
Shumica e ushqimeve të shpejta kanë tendencën të jenë të larta në yndyrna të ngopura, sheqer, kripë dhe kalori. Studimet kanë treguar me kohë lidhjet mes konsumit të Fast-Foodit dhe obezitetit.

Frutat e thata
Frutat e thata përmbajnë shumë kalori. Madje ndonjëherë ato janë të veshura edhe me sheqer të cilat në tërësi nuk rekomandohen./neps.al

Lini një koment